MENU
klinika

Ndërhyrja ruse në polikën amerikane

Ish-këshilltari i Trump fajtor në gjykatën federale në Uashington

16.11.2019 - 10:17

Roger Stone, një mik dhe aleat i hershëm i Presidentit Donald Trump, u shpall sot fajtor nga gjykata federale në Uashington.

Stone, konsulent politik amerikan i hershëm dhe ish-këshilltar i Trump, është dënuar për të 7 akuzat që ishin ngritur ndaj tij, në kuadër të hetimit të prokurorit speciale Robert Mueller, mbi ndërhyrjet ruse në politikën amerikane.

Vendimi për zotin Stone u dha në çështjen gjyqësore gjatë së cilës i ishin paraqitur shtatë akuza. Ai akuzohej se i gënjeu ligjvënësit amerikanë për çështjen e WikiLeaks, se përpunoi dëshmitarët dhe se pengoi një proces hetimor të Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjatë gjyqit të tij doli në pah se si bashkëpunëtorët e fushatës elektorale Trump dëshironin të merrnin informacion për emaile-t e vjedhura që dëmtonin kandidaten Hillary Clinton, të publikuara nga faqja në internet WikiLeaks.

Prokurorët thanë se zoti Stone gënjeu përpara Kongresit për shkëmbimet e tij me WikiLeaks me drejtuesin e një emisioni radioeje në Nju Jork, Randy Credico, si dhe me shkrimtarin konservator dhe teoricienin konspirativ, Jerome Corsi.

Ai u akuzua gjithashtu se u përpoq ta frikësonte zotin Credico dhe se madje e kishte kërcënuar se do t’i merrte qenin. Zoti Stone i pati mohuar akuzat dhe e pati denoncuar çështjen si të motivuar politikisht.

Sfidat me të cilat duhet të përballet

Analiza e The Telegraph: Vakumi i lidershipit në BE

Putin: I gatshëm për të biseduar me Trump

Presidenti rus propozon “duel raketash” me SHBA, në Kiev!

Zotimi i presidentit të zgjedhur mund të ndajë familje

Kush janë imigrantët që mund të preken nga plani i Donald Trump

Cilët janë 9 gjeneralët e vrarë që nga fillimi i luftës

Vrasja e Kirillov hap edhe një herë “Kutinë e Pandorës”

Analistët “varrosën” planin e Putinit

Rusët “në delir”, do të shpallin fitoren në 2025