MENU
klinika

Shifrat

Aksidentet në 2019/ Kosto sociale dhe monetare

17.11.2019 - 14:47

Nën moton “Jeta nuk është pjesë këmbimi”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Paralelisht me mesazhin, DPSHTRR kapublikuar statistikat e aksidenteve për vitin 2019, ku rezulton se kanë qenë 1, 136 të tilla. Shumica e aksidenteve kryhen nga meshkujt dhe në rrugë urbane.

Veç jetëve njerëzore, kostoja sociale e aksidenteve rrugore gjatë vitit 2019, sipas DPSHTRR-së, është 56,8 milionë euro!

Sa aksidente rrugore gjatë 2019?

1,136 aksidente;

1,570 të lënduar;

157 viktima ose 10% e të aksidentuarve.

Të aksidentuarit sipas gjinisë:

70% Meshkuj;

30% Femra;

30% e aksidenteve janë shkaktuar nga drejtues mjeti të grupmoshës 25-35 vjeç.

3 shkaqet kryesore e aksidenteve rrugore:

Parakalim i gabuar 33%;

Shpejtësi mbi normat e lejuara 11%;

Përdorimi i alkoolit 8%.

Aksidentet rrugore sipas përdoruesve të rrugës:

Drejtuesi i mjetit 57%;

Këmbësor 20%;

Drejtues motori 17%;

Çiklistë 4%;

Të tjerë 2%.

Ku ndodhin më shpesh aksidentet rrugore?

Rrugët urbane 55%;

Rrugët ndërurbane 36%;

Autostrada 9%.

3 qytetet me indeksin më të lartë të vdekshmërisë:

Shkodër 82.3%;

Dibër 50%;

Fier 25.2%.

Kostoja sociale e aksidenteve rrugore gjatë vitit 2019:

56,8 milionë euro.