MENU
klinika

Banderola gjigante

“Tifozat Kuq e Zi”, surprizë në inagurimin e stadiumit

17.11.2019 - 21:44

Ata kanë qenë, janë dhe do të mbeten mbështetja më e madhe e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe jo vetëm. Në atmosferën e stadiumit të ri, nuk mund të mungonte edhe koreografia nga “Tifozat Kuq e Zi”.

Në momentin e fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, tifogrupi, i cili asnjëherë nuk mungon në mbështetjen dhe thirrjet për ngjyrat kuqezi, sërish nuk ka zhgënjyer pritshmëritë me idenë e koreografisë së tyre.

Nga shkallët e sektorit të tyre është shpalosur një shqiponjë gjigante, teksa në sfond është stadiumi i vjetër “Qemal Stafa”.

Një mendim edhe për impiantin e vjetër, i cili gjithashtu në vetvete mbart shumë histori, si nga ndeshjet e zhvilluara aty, por edhe nga vetë tifozët të cilët kanë kujtime në shkallët e Qemal Stafës.