MENU
klinika

Liqeni 'zgjohet' me pamje të re

Fondi i Zhvillimit jep lajmin e mirë për Belshin

18.11.2019 - 10:12

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se punimet për betonimin e shëtitores, rrethimin e fushave sportive, rrjetin vaditës dhe ndriçimin e shesheve dhe fushave në Belsh më në fund kanë përfunduar.

“Aktualisht po punohet për sistemimin e sheshit dhe të skarpatave, me mbushje dheu vegjetativ. Gjithashtu dhe me ndërtim muresh betoni, për lidhjen e shëtitores te pompat e ujit, instalime hidraulike/ elektrike te godina e shërbimit.

Në total ky projekt synon krijimin e një hapësire në shërbim të komunitetit dhe rritjen e të ardhurave për ekonominë lokale, duke rivitalizuar bizneset e zonës dhe agroturizmin.

Me financim të Qeverisë Shqiptare, kjo ndërhyrje parashikohet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, duke krijuar kështu një destinacion familjar, për fundjavat tuaja!” njofton FSHZH.