18.11.2019 - 09:03
Kisha e Shën Thanasit në Korçë ka rënë pre e grabitjes, gjatë natës së kaluar.
Persona të paidentifikuar kanë vjedhur Kishën në orët e vota, duke dëmtuar derën e pasme.
Mësohet se autorët kanë shkatërruar dhe grabitur katër arka të lekëve të besimtarëve dhe një arkë të qirinjve.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe për të identifikuar e kapur autorët.