MENU
klinika

Debate te Komisioni i Ligjeve

Krijimi i SPAK/ Ulje buxheti e shkurtime punonjësish

18.11.2019 - 11:17

Komisioni i Ligjeve po diskuton në mbledhjen e kësaj të hëne projekt-buxhetin për vitin 2020 të disa institucioneve.

Diskutimi ka nisur me buxhetin për Prokurorinë e Përgjithshme, ku drejtori i drejtorisë së financave, Luan Abazi, ka deklaruar se pritet të ketë ulje të buxhetit për këtë institucion, ashtu siç do t’i shkurtohen edhe 60 punonjës.

“Në zëra të veçantë jemi me ulje për vitin 2020. Për fondin e pagave është menduar që PP t’i shkurtohen 60 punonjës. Ne nuk jemi dakord. Ka ulje në zërin për masën operative.

Për investimevet kërkojmë shtesë dhe duhet negociuar, pasi shtesa shkon në përmirësimin e sistemeve dhe sidomos për sistemin e përgjimeve. Kërkesat të merren në konsideratë që të ketë funksionim të mirë të institucionit për vitin 2020. Shkurtimi prej 60 vetash do ndikojë në nr e prokuroreve.”– ka thënë Abazi.

Ndërkohë, relatori për buxhetin 2020, Bashkim Fino, është shprehur se “Qendrimet e përfaqësuesit te PP nuk qëndrojnë. Largimet me 60 veta bëhen se do shkojnë për krijimin e SPAK”.

“Nuk ndaj të njëjtin mendim, pasi prokuroret e SPAK vijnë nga brenda sistemit. Por nëse do ketë nevojë, KLP do kërkojë më tepër prokurorë, do e diskutojmë. Çështja e prokuroreve është e mbyllur.”përfundoi Manja.