18.11.2019 - 16:07
Presidenti i vendit Ilir Meta, ashtu siç kishte paralajmëruar, do të zhvillojë nesër me partitë jashtë-parlamentare.
Takimi pritet që të zhvillohet nesër në orën 09.00. Ky takim pritet të zhvillohet në presidencë.
Në këtë takim pritet të marrin pjesë kryetari i PD Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kryetari i PR Fatmir Mediu kryetari i LZHK Dashamir Shehi dhe kryetari i PAA Agron Duka.
Në takim po ashtu pritet që të jenë edhe kryetarët e partive të tjera jashtë-parlemantare Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Nard Ndoka dhe Shpëtim Axhami.