Ariana Grande është një nga këngëtaret më të famshme e të ndjekura në rrjetet sociale.
Së fundmi ajo i ka shqetësuar fansat e saj teksa ka lajmëruar se për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, i duhet që të anulojë disa nga koncertet që kishte planifikuar.
Bëhet fjalë për turin që ajo ka nisur prej disa kohësh të quajtur ‘Sweetener/Thank You, Next’. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram.
“Përshëndetje të dashurit e mi, jam akoma shumë sëmurë. Kam qenë sëmurë që prej shfaqjes së fundit në Londër. Nuk e di si është e mundur por ndiej shumë dhimbje në kokë. Mund të këndoj pa problem, por ndiej shumë dhimbje dhe e kam të vështirë të marr frymë gjatë performancës.
Nuk e di se çfarë po ndodh momentalisht me trupin tim, ndaj më duhet pak kohë”, shkruan këngëtarja në postimin e saj në “Instastory”.