MENU
klinika

Ibrahimaj: Deklaratë individuale të të ardhurave

“Të dypunësuarit do tatohen me një page të vetme”

18.11.2019 - 17:14

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është duke përgatitur një model të për deklarimin e të ardhurave individuale të personave që janë të punësuar në më shumë se dy vende.

“Për ato kategori të punësuarish të cilët nuk janë subjekt deklarimi aktualisht dhe do të fillojnë të jenë subjetk deklarimi të krijojnë një model të vecantë në mënyrë që të jetë një formë e thjeshtuar për aot individ që kanë vetëtm përfitim pagash dhe jo të ardhura të tjera si qera apo dividend.” tha Ibrahimaj.

Ne paketën fiskale të vitit të ardhshëm qeveria parashikon se personat e dypunësuar duhet të bëjnë deklarim vjetor te nivelit të të ardhurave që ata kanë. Nisma për drejtorine e pergjithshme te tatimeve nuk ka të bëjë me arkëtimin e të ardhuave shtesë por me vendosjen e barayise ndermjet individeve.
“Kjo politikë nuk është një politikë e ndërmarrë me qëllim që të rriten të ardhurat e buxhetit të shtetit është një politikë e ndërmarrë për të krijuar barazi ndërmjet individëve që kanë të ardhura të barabarta.” u shpreh Ibrahimaj.

Tatimet ilustruan nje rast se si sot personat e dypunësuar paguajnë më pak se sa ata që kanë një rrogë, për të njëjtin nivel të ardhurash.

“Keshtu nje individ qe merr nje page te vetme prej 58 mije leke ne muaj tek nje punedhenes paguan 3640 leke tatim mbi pagen (28000×13%), ndersa nje individ qe merr dy paga nga 29 mije ne muaj tek dy punedhenes te ndryshem paguan zero leke tatim mbi pagat.Nga ana tjeter ne rastet e dy apo më shumë punësimeve individët i shmangen formules se llogaritjes progresive te tatimit mbi pagat, duke zbritur shumen 30 mijë lekë si te patatueshme tek të gjitha pagat qe perfitojne nga punedhenes te ndryshem.” tha ajo.

Ndryshimi i ligjit për tatimin mbi të ardhurat rrit pagesën e taksës mbi pagën për 24 mijë persona. Sipas tatimeve profesionet që preken më shumë nga kjo nismë janë arkitektët, inxhinierët, juristët, kuzhinierët.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!