MENU
klinika

"Po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi"

Meta firmos kallëzimin penal për Ardian Dvoranin

19.11.2019 - 14:50

Presidenti Ilir Meta ka firmosur kallëzimin penal ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Në një postim në FB, kreu i shtetit ka publikuar edhe fotot nga momenti i firmosjes së kallëzimit që e kishte lajmëruar një javë më parë.

75576361_2619946954718228_9212641761145389056_o

Meta thotë se me këtë veprim, “si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”.

76695261_2619946828051574_4153133908084391936_o

POSTIMI I PLOTE I ILIR METES NE FB:

Të dashur qytetarë!

Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.

Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj