MENU
klinika

"Do mbani ju përgjegjësitë!"

Kajmaku/ Prokuroria mesazh noterëve

20.11.2019 - 09:42

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë, lidhur me arratisjen e Agim Kajmakut.

Mësohet se Prokuroria ka urdhëruar të gjithë noterët në vend të njoftojnë, nëse Kajmaku paraqitet pranë tyre.

“Noterët të njoftojnë policinë, nëse para tyre paraqitet Agim Kajmaku. Nëse nuk njoftojnë, noteri do të mbajë përgjegjësi ligjore”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

Shkresa iu është shpërndarë të gjitha zyrave të noterisë në vend dhe mban firmën e drejtuesit të seksionit, Kolë Hysenaj.

Kajmaku është shpallur në kërkim, pas shkarkimit si kryebashkiak i Vorës nga KQZ, pasi u vërtetuan akuzat e opozitës se ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash, dhe këtë gjë nuk e kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit.

Për këtë arsye, ai mund të paraqitet te noteri për t’i dhënë prokurë avokatit për ta përfaqësuar. Kajmaku akuzohet për shpërdorim detyre, falsifikim formularësh dhe kryerje të funksionit pas shkarkimit nga detyra.

Kujtojmë që pas shkarkimit si kryebashkiak, Agim Kajmaku kishte firmosur largimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin