Veteranët e LANÇ në Shkodër kanë dalë kundër kryebashkiakes Voltana Ademi.
Sipas tyre ka përjashtuar festën e Çlirimit të Shqipërisë nga kalendari zyrtar i festave të nëntorit në Shkodër.Kreu i LANÇ Shkodër, Zamir Llazani, tha se Ademi me këtë gjest po krijon Shkodrën si Republikë me vete.
“Jemi të indinjuar për përjashtimin nga bashkia Shkodër e 75 vjetorit të Çlirimit. Me këtë gjest bashkia Shkodër ka dalë si një Republike më vete duke mos parashikuar asgjë për festën e Çlirimit. Ademi mund të mos e festojë privatisht por ka përgjegjësi kushtetuese.
Ne do ta festojmë me forcat tona por kjo që ka bërë na duket e çuditshme dhe e papranueshme”,- tha Llazani për mediat shqiptare.