20.11.2019 - 13:35
Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.
Policia bën me dije se në vendin e quajtur “ish- këneta’, mjeti tip “Ford”, që drejtohej nga 24-vjeçari H. K., ka aksidentuar një këmbësore.
Si pasojë e përplasjes, këmbësorja me iniciale Sh. V., ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Për ngjarjen, policia e Durrësit thotë se ka nisur hetimet, ndërsa shoferi është shoqëruar për të sqaruar me tej rrethanat e aksidentit.