20.11.2019 - 13:55
Policia e Shtetit nis verifikimin pasuror për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, për pastrim parash.
Prej disa ditësh, Policia me anë të një kërkese i ka kërkuar informacion bankave për llogaritë bankare të Kajmakut. Kërkesa për është dërguar edhe në Hipotekë.
Ndërkohë rikujtojmë se më herët u mësua se prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga Dhoma e Noterëve të njoftojnë organin e akuzës nëse Kajmaku paraqitet për prokurë.