Prokuroria ka pushuar çështjen e pedagogut të Elbasanit Denis Himçi, i cili u dënua nga Krimet e Rënda me burgim, pasi i kërkoi favore seksuale një studenteje në këmbim të notës.
36-vjeçari përballej me dy akuza për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Himçi ka lënë qelinë dhe tashmë është i lirë. Sipas Prokurorisë Himçi nuk ka kryer vepër penale, duke hedhur kështu poshtë akuzën për shpërdorim detyre.
Gjykata e Elbasanit e dënoi pedagogun me vetëm 10 ditë burg, ndërsa më pas kompetencat e çështjes i morën në dorë Krimet e Rënda, pasi gjyqtari Bujar Musta ka dhënë një vendim në kundërshtim me peshën e akuzës.
Himçi i arrestua menjëherë pas publikimit të videoskandalit në emisionin “Stop”. Përgjimet ishin kryer në një periudhë kohore prej rreth 1 jave dhe sipas drejtuesit të emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra, studentja ishte instruktuar që të mos e provokonte pedagogun.