MENU
klinika

Trajneri më i vjetër i kombëtareve

Nga Italia vjen konfirmimi për rinovimin e Rejas

21.11.2019 - 11:27

Edy Reja me shumë mundësi do të vijojë të drejtojë Kombëtaren shqiptare, teksa pritet vetëm firma në kontratë për vazhdimësinë, madje bëhet fjalë për një peirudhë 4-vjeçare, pavarësisht moshës së trajnerit 74-vjeçar.

Edhe sipas medieve italiane, Reja ka rinovuar me Shqipërinë dhe do të jetë trajner i kuqezinjve deri në vitin 2022. 74-vjeçari e mori detyrën në muajin prill të këtij viti, pasi u shkarkua patrioti i tij, Christian Panucci.

“Edoardo Reja, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë që nga prilli, e ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2022. Edhe pse nuk u kualifikua në Euro 2020, ai do të mbetet nën kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Trajneri nga Italia e Veriut do të jetë 77 vjeç, kur t’i skadojë kontrata e rinovuar, – shkruan “Corriero dello Sport”, e cila e konrmon lajmin e saj me një deklaratë të shkurtër të vetë Edy Reja:

“Më vjen mirë që jam trajneri më i vjetër i kombëtareve. Shqipëria është një vend plot gjallëri, i banuar nga njerëz që kanë konsideratë të lartë për ne, italianët. Ndoshta besojnë më shumë te ne sesa ne për veten tone.

Shqipëria ka një gjeneratë të re lojtarësh me cilësi të shkëlqyera, por ata duhet të rriten ende. Disa lojtarë të kombëtares shqiptare luajnë në Apenine”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN