Ditët e ftohta me temperaturat e ulëta janë këtu, dhe nëse ende nuk e keni kuptuar, është koha ta merrni seriozisht veshjen tuaj!
Nuk e dimë nëse je një tip që i pëlqejnë më shumë xhupat, pardesytë apo palltot klasike, por ne po ju sjellim 6 modelet më në modë të sezonit.
Zgjedhjen e keni ju në dorë!
Pardesy lëkurë
Lori Hoxha sjell versionin më klasik të lëkurës së zezë, kombinuar me një palë xhinse, një bluzë të bardhë dhe një palë atlete të zeza.
Xhupat e fryrë
Sara Hoxha është fanse e stilit sportiv dhe komoditetit të xhupit të fryrë që mund ta kombinosh lehtësisht me një pale xhinse dhe një bluzë të thjeshtë!
Palltot me ngjyrë të ndezur
Argjentina Hadërgjonaj na kujtoi se kemi nevojë për një ngjyrë të ndezur tani që nuancat e dimrit duken shumë monotone. Kombinoheni me një bluzë me kapuç dhe një palë xhinse të rehatshme.
Pellushi
Estela Ujka veshi pelushin e shumëpërfolur Teddy Bear dhe i tha dimrit “mirë se vjen” me këtë look plot stil dhe të rehatshëm.
Dizajni bardhezi
Ariana Fejzullahu e priti dimrin me një pallto të gjatë deri në fund të këmbëve me dizajn bardhezi, që bën tepër figurë!
Pardesy e tejdukshme
Për ditët me shi dhe për femrat që guxojnë të ekspozojnë veshjen e tyre, Odeta sjell versionin e tejdukshëm të pardesysë.