MENU
klinika

Keidi Bare

“Ëndërroj Botërorin me Kombëtaren shqiptare”

22.11.2019 - 09:56

Keidi Bare është kthyer në një titullar fiks për Kombëtaren shqiptare. Ai ka luajtur në të gjitha ndeshjet e fundit nën drejtimin e Rejas, madje duke shënuar edhe një gol në Moldavi.

Edhe për ekipin e tij Malaga, Bare është një lojtar i rëndësishëm. Mesfushori është intervistuar nga mediat spanjolle dhe futbollisti shqiptar ka treguar edhe ëndrrën që ka me ekipin kombëtar.

Do të ishte një ëndërr të luaja në Botëror me Kombëtaren, por tani sfida e radhës është Malaga dhe në situatën që jemi duhet ta kalojmë.

keidi bare

Të luash me Shqipërinë dhe të mos luash për Malagën është një situatë e vështirë. Provova të flisja me trajnerin për të shtyrë datën e grumbullimit, por datat e FIFA-s janë të komplikuara.

Te Malaga ndihem si në shtëpi. Nëse klubi vendos të më shesë dhe është mirë për ta, unë do të pranoja. Sot nuk ka oferta për mua dhe dua të qëndroj këtu. Nuk i trembem së ardhmes”, – u shpreh Keidi Bare./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin