MENU
klinika

Renditja e qyteteve

Konsumi i alkoolit dhe duhanit/ Dibra zë vend të parë

22.11.2019 - 13:55

Qarku i Dibrës është qarku me përqindjen më të lartë të konsumit të pijeve alkoolike dhe duhanit, në rang kombëtar.

Instat ka publikuar Vjetarin Statistikor Rajonal, në të cilin identifikon specifika për të gjitha qarqet, referuar vitit 2018.

Nga 12 qarqe, vendin e parë e zë ai i Dibrës, me 6%. Në vend të dytë për konsumin më të lartë të pijeve alkoolike dhe duhanit e zë qarku i Elbasanit, me 5.2%.

Kurse, në vend të tretë renditet qarku i Lezhës, me 4.8%. Përsa i përket qarkut të Tiranës, në fakt ka një përqindje 3.3, më të vogël se pjesa më e madhe e qarqeve.

I fundit në radhë, me konsumin më të ulët të pijeve alkoolike dhe duhanit, është qarku i Vlorës, me 2%.

Policia zbardh ngjarjen e rëndë/ Shkaktoi vetëmbytjen e vajzës 9-vjeçare!

Zhdukja e nënës me fëmijët/ Arrestohet bashkëshorti

Njëri prej të miturve është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Drin!

Bashkëshorti denoncoi të zhdukur gruan dhe tre fëmijët!