Të hënën e javës së ardhshme do të miratohen emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se po këtë ditë, do të shpallet gara për pocizionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie, që do të jetë një nga tetë prokurorët që pritet të emërohen si pjesë të kësaj strukture e njohur ndryshe edhe si SPAK.
Lista me emrat e prokurorëve janë:
KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
RENDI I DITES
MBLEDHJA PLENARE
25 Nentor 2019
Informacion mbi mbledhjen
Dita/Data: E Hene, 25.11.2019
Ora: 12:00
Kohëzgjatja: 2 orë
Vendi: Salla e mbledhjeve pranё Prokurorisё sё Pёrgjithshme.
Thirrur nga: Kryetari
Pjesëmarrësit: Anëtarët
Të ftuar: Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.
Rendi i ditës
1. Miratimi i projekt -akteve për emërimin e 8 (tetë) prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.
Altin Dumani,
Arben Kraja,
Behar Dibra,
Edvin Kondilli,
Elida Celami(Kaçkini),
Ened Nakuçi,
Enkeleda Millonai,
Klodian Braho