Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Kalimtar, i cili po kalonte rrugën është goditur nga një automjet duke gjetur vdekjen e menjëheshme.
Makina tip “Fiat” me targa italiane ka goditur për vdekje këmbësorin, i cili ende nuk është identifikuar. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme .