MENU
klinika

Video kompromentuese me ambasadorin Soreca?

Zv.ministrja e Brendshme u jep fund fjalëve: Paturpësi që…

22.11.2019 - 20:17

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, iu është përgjigjur zërave, që aluduan se ajo mund të jetë përfshirënë një video kompromentuese me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kuko i quan të neveritshme dhe të turpshme këto aludime, që sipas saj, po bëhen për hesap të luftës qorre me ambasadorët.

foto galeri

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!

Aludimet mbi foto takimesh publike, ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të lë pa fjalë!”, shkruan zv.ministrja Kuko.