30 vjet më parë autobusi i studentëve të Universitetit Bujqësor u aksidentua në Himarë, ndërsa shkonin në ekspeditë në Sarandë.
Për tu ardhur në ndihmë nga Tirana u nisën dy helikopterë me mjekë e infermierë, por gjatë transportimit drejt Tiranës të të plagosurve njëri prej helikopterëve ra për shkak të motit të keq në Vuno dhe tjetri në Karaburun.
Nata e 22 nëntorit 1989 shkaktoi 23 viktima, mes të cilëve mjekë, infermierë, studentë e pedagogë e pilot.
30 vjet më pas ata do të përkujtohen përmes një memoriali të vendosur në kodrat e liqenit artificial në Tiranë të quajtur “syri i qiellit”.
Ky memorial erdhi si nismë e familjes Hyseni, e cila humbi në këtë tragjedi vajzën studentë në atë kohë, Elida Hyseni.
Vëllai i saj, deputeti Alket Hyseni tha se devotshmëria e palodhur e treguar nga mjekë, infermierë dhe pilotë në ngjarjen e 22 nëntorit 1989 kapërceu çdo imagjinatë.
“‘Syri i qiellit’ do të jetë simboli i komunikimit të kësaj bote me botën e përtejme, simbol i memories së shoqërisë për njerëzit dhe veprat e mira.”
Simboli i komunikimit të kësaj bote me botën e përtejme, simbol i memories së shoqërisë për njerëzit dhe veprat e mira.
Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, ndërsa shprehën mirënjohjen për të rënët theksuan se me ligjin e statusit të dëshmorit ata që bien në krye të detyrës do të nderohen me këtë titull
“Kemi aprovuar një ligj të ri sa i përket statusit të dëshmorit të Atdheut. Të gjitha ekuipazhet e fluturimit që humbasin jetën në detyrë shpallen “Dëshmorë të Atdheut”.”
Hyseni: Familja Hyseni gjen një formë shumë të veçantë për të kujtuar 23 të rënët.
Ndërkaq kopshti i trëndafilave pranë universitetit Bujqësor Tiranë prej 2000 mijë metra katrorë do ti dedikohet studentëve dhe pedagogëve që humbën jetën tragjikisht.