MENU
klinika

“Shpresoj që politikanët t’i mendojnë hapat që do hedhin”

Baba Mondi mesazh: Të mendojnë më tepër për Shqipërinë!

23.11.2019 - 16:41

Nga Universiteti i Gjirokastrës ku u zhvillua simpozium për bektashizmin, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj iu drejtua me një mesazh politikanëve të cilëve iu kërkoi të mendojnë më shumë për Shqipërinë e më pak për interesat e tyre.

Baba Mondi iu bëri thirrje shqiptarëve të mos e braktisin vendin e tyre, por të qendrojne të bashkuar.

Në simpoziumin e organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në bashkëpunimin me Universitetin “Eqrem Çabej” me temë “Karakteri kombëtar i besimit bektashi dhe kontributi i spikatur i baba Selim Gjirokastrës” morën pjesë klerikë dhe studiues të bektashizmit.

Në përfundim të simpoziumit Baba Mondi shpërndau edhe çertifikata vlerësimi.