MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

24.11.2019 - 08:33

Sipas parashikimit meteorologjik, ditën e sotme, e dielë 24 Nëntor 2019, priten reshje të dobëta deri mesatare në të gjithë vendin.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

-në bregdet: 12 / 18 °C;
-në vendet e ulëta: 11 / 18 °C;
-në vendet malore: 7 / 10 °C;

Era pritet të fryjë deri e fortë kryesisht në pjesën jugperëndimore të territorit.