MENU
klinika

Nuk ka ende 'dritë' dëmshpërblimi

Kardhiq – Delvinë “pengu” i banorëve

24.11.2019 - 11:50

Banorët e zonave jugore që prisnin përfundimin e rrugës Kardhiq-Delvinë shprehen të zhgënjyer në lidhje me përfundimin e këtij projekti.

Madje disa prej tyre ankohen se nuk kanë marë dëmshpërblimin për tokat që prekeshin nga ky projekt. Tenderi për ndërtimin e këtij segmenti u anullua në shtator nga ministrja, Belinda Balluku, e cila ka kërkuar që fondet të rialokohen në disa projekte të tjera.

Në kantierin e rrugës Kardhiq-Delvinë puna është ndalur ndërsa mjetet qëndrojnë të fikura.

Anullimi i projektit të rrugës Kardhiq-Delvinë është pritur me shqetësim nga banorët e zonës. Ata ankohen se kanë 12 vjet që presin përfundimin e kësaj rruge, por nuk kanë shpresë se një gjë tillë do të bëhet.

Por ka edhe nga ata banorë që ende nuk kanë marë dëmshpërblimin për tokën që është zënë nga kjo rrugë.

“Na zuri tokat përtej dhe as lekë morëm e asgjë. Të vish te lagja atje, nga balta nuk shkojmë dot me makinë. Nuk dërgojnë as skrepa, asgjë.”

Ky projekt u anullua në muajin shtator nga ministrja, Belinda Balluku me justifikimin se fondet do të rialokohen në projekte më të rëndësishme.

Ky vendim vjen pas pikëpyetjeve të shumta të lidhura me tenderimin pasi Ministria kishte përzgjedhur ofertën 5 milion dollarë më të lartë e bërë nga një kompani italiane, ndërsa ishin skualifikuar 5 kompani të tjera që ishin në garë.

Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë segment rrugor, që është në ndërtim e sipër është 2.3 miliard.

Rruga Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi prej 34 kilometrash, ndërsa është cilësuar një nga akset më të rëndësishme për turizmin në vend pasi shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë