MENU
klinika

Njoftimi

Meta paralajmëron tubim mbarëpopullor: Do nisë dialogu me Shqipërinë

24.11.2019 - 15:19

Presidenti Ilir Meta paralajmëron një tubim mbarëpopullor dhe ka zgjedhur pikërisht 8 dhjetorin, ditën e rinisë në Qytet Studenti.

Sipas presidentit, ky tubim synon nisjen e një dialogu me Shqipërinë.

“Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë! Shqipëria e para!” shkruan zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi.