MENU
klinika

Ngërçi kushtetues dhe kriza politike

Kreu i PD-së takim me gazetarët pas vizitës katër ditore në Zagreb

24.11.2019 - 17:19

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në një bashkëbisedim me gazetarët pas vizitës katër ditore në Zagreb dhe Lajpcig.

Basha tha se theksi që kanë vendosur drejtuesit më të lartë të BE-së sa i takon hapjes së negociatave ka qenë pikërisht përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë.

Kërkesa e parë e PPE është hartimi pa vonesë dhe miratimi i reformës zgjedhore duke vënë theksin te vullneti politik. Çfarëdo ndryshimesh që duhen bërë nuk kanë pikë vlere nëse  nuk ka një mekanizëm për zbatimin e tyre. Bërjen funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe vendosjen mbi procesin farsë dhe antikushtues të 30 qershorit me një vendim final dhe të prerë të Gjykatës Kushtetuese.

Papajtueshmërinë totale me shit-blerjen e votave dhe thirrjen që të hetohen  dhe çohen në burg të gjithë personat e përfshirë. Zbatimin pa ekuivok të ligjit të dekriminalizimit dhe nxit ngritjen sa më shpejt të SPAK dhe BKH.”- ka thënë Basha.

Një tjetër pikë e rëndësishme  diskutimi ka qenë ekonomia.

“Nga Gjermania vi me duart plot sa i përket mbështetjes me ekspertizë që shohin te Shqipëria një potencial të pashfrytëzuar.”- vijoi Kryetari i PD.

Ashtu si Presidenti, edhe Basha në emër të opozitës tha se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë e vendit.

Në këtë kuadër, Basha tha se në fillim të dhjetorit opozita do të ketë gati propozimet ligjore për reformën zgjedhore.

Tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese apo përmendja e iniciativave skandaloze për ndryshime kushtetuese  ti dhënë një partie që po rri paligjshmërisht në pushtet me ndihmën e bandave kriminale kompetencat e institucioneve të reja kushtetuese vërtetojnë faktin se për pushtet Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, siç ka bërë gjithçka. Por harron se do të ketë përballë një popull të tërë, do të ketë përballë një bashkim të vendosur dhe më të madhin në histori të shqiptarëve, më të madhin në numër si asnjëherë më parë kundër tij dhe kundër planit ogurzi për të zhbërë themelet e bashkëjetesës kushtetuese demokratike.

Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë e vendit. Në fillim të dhjetorit do të kemi gati propozimet ligjore për reformën zgjedhore që do të shpallen dhe publikisht.Nuk do të pranojmë zvarritjen e reformës zgjedhore si alibi të Edi Ramës po do ta miratojmë sa më shpejt, mundësisht brenda këtij viti, për ti hapur rrugë menjëherë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që janë artikuluara si kusht për negociatat, si rruga e daljes së vendit nga kriza.”

Pyetje: Mazhoranca ka marrë një nismë për ndryshim ligjor në Kushtetutë, ndërkohë që Presidenti Meta po flet për një Referendum. Si e shikoni nismën e Presidentit dhe a do jeni pjesë e tubimit me datë 8 dhjetor?

Patjetër që mbështesim idenë e Referendumit. Është një nga pesë pikat e platformës sonë. Prej fillimit të shtatorit, platforma e opozitës së bashkuar, një ndër çështjet kryesore është ajo e Referendumit, pra e demokracisë direkte.

Është çështje për të cilën unë personalisht jam organizuar prej 2 vitesh e gjysmë dhe patjetër që jemi në mbështetje të Referendumit si një mekanizëm i demokracisë direkte.

Presidenti ka paralajmëruar nisjen e një dialogu të tij me shqiptarët, natyrisht do ishte këshilla ime jo vetëm për politikanët, por të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të jenë në kontakt me qytetarët siç kam filluar dhe unë ‘Rrugëtimin me Shqipërinë’ prej 3 javësh dhe do ta vazhdoj dhe mirëpres çdo përpjekje të vërtetë të një kontakti të drejtpërdrejtë të autoriteteve institucioneve, në këtë rast siç është Presidenti dhe të gjithë atyre që kërkojnë votën dhe besimin e shqiptarëve.”- tha Basha.