MENU
klinika

Gati për funksionimin e plotë?

Tubacionet e TAP testohen me gaz

25.11.2019 - 09:33

Seksioni grek i gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) që transporton gazin natyror nga Azerbajxhani në Greqi, e më pas në Shqipëri, Itali e në vendet e tjerë të Europës është gati dhe do të nisë operimet në fillimet e dhjetorit do të nisë provat teknike.

Kështu grekja “ekathimerini” që evidenton se gjatë kësaj faze testuese, volume të vogla gazi natyror do të kalojnë nëpër tubacione për të siguruar se gjithçka është gati dhe e sigurtë për tregtimin e tij.

Tubacionet janë testuar tashmë me anë të pompave që kanë kaluar ujë me presion përmes tyre.

Faza e komisionimit do të zgjasë disa muaj por përdorimi për qëllime tregtimi të gazit do të nisë në vitin 2020.

Gjatësia totale e gazjellësit nga kufiri greko-turk në Itali, përmes Shqipërisë dhe detit Adriatik është 878 kilometra.