Djali që thërriste për ndihmë nga vila që tashmë është shembur totalisht në Kenetë të Durrësit, është gjallë.
Aktualisht në terren forcat e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e 17-vjeçarit. Pak më herët u nxorën nga banesa, nga e cila tashmë ka ngelur vetëm një gërmadhë, dy trupa të pajetë.
Ndërkohë nën rrënoja vijojnë të ngelen dhe 3 fëmijët e tjerë të kësaj familje, mes tyre dy vajza binjake, (jo më të mëdha se 3 vjeç).
Në banesë në momentin kur ra tërmeti ishte gjyshja, bashkë me djalin të paralizuar dhe gruan e këtij, si dhe 4 nipërit e saj (fëmijët e djalit tjetër).
Mëson se prindërit e 4 fëmijëve nuk ndodheshin në banesë, pasi babai ishte në Itali, ndërsa nëna e tyre për vizitë tek motra në Tiranë.
Sapo morën vesh lajmin, ata u nisën drejt Durrësit.