MENU
klinika

Fotogaleri

Rrëqethëse/ Tërmeti tronditi vendin…por dhe zemrat e njerëzve

26.11.2019 - 14:59

Tërmete të forta kanë goditur vendin ditën e sotme, qysh nga mëngjesi i hershëm e deri më tani.

Lëkundjet kanë qenë me magnituda të ndryshme, por më e madhja ishe ajo që u shënua rreth orës 4 të mëngjesit me magnitudë 6.4 ballë.

Deri më tani janë regjistruar 15  të vdekur dhe rreth 600 të regjisruar në spital për mjekimin e plagëve, një shifër kjo  tragjike. Raportohet gjithashu se nga rrënojat janë nxjerrë të gjallë 42 persona.

Bilanci i shënuar ditën e sotme nga viktimat por dhe nga magnitude ka qenë më i forti i shëuar në dekadën e fundit.

Ndërkaq epiqendra është shënuar në detin Adriatik por lëkundjet nuk kanë munguar të ndihen dhe në Tiranë, Lezhë, Krujë, Lushnje apo dhe jashte trojeve shqiptare.

Ballkani këto kohë nuk ka qenë në ujëra të qetë!

Më poshte do të shihni disa prej fotove më të spikatura, shkrepur nga fotografët, ditën e sotme në vendngjarje: