Partia politike Aleanca për Shqiptarët ka ngrirë gjitha aktivitetet partiake dhe ka anuluar organizimet festive të planifikuara për 28 nëntor, pas tërmetit tragjik që goditi shqipërinë.
Ata njëherazi kanë ngushëlluar familjarët e viktimave dhe kanë uruar shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.
Një grup e forumit të tyre rinor ka arritur që dje në Durrës për t’ju dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
“Njoftojmë se Aleanca për Shqiptarët ka anuluar të gjitha aktivitet festive që ishin të planifikuara të zhvillohen me rastin e 28 Nëntorit.
Gjithashtu, Aleanca ka pezulluar përkohësisht edhe aktivitet partiake për t’u solidarizuar me vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti me pasoja tragjike.
Kryetari Ziadin Sela, gjithashtu ka pezulluar agjendën politike ditore dhe ka anuluar disa paraqitje publike të planifikuara më parë.
Komunat që udhëhiqen nga kuadro të Aleancës siç janë Gostivari, Bogovina dhe Vrapçishti po ashtu kanë anuluar të gjitha aktivitet festive të planifikuara për 28 Nëntor.
Aleanca për Shqiptarët të gjitha kapacitet e saj njerëzore dhe materiale i ka vendosur në shërbim të të prekurve nga tërmeti, ku për momentin një ekip i mjekëve nga Departamenti i Shëndetësisë së bashku me një grup të rinjësh nga Forumi Rinor i Aleancës (FRASH) tashmë kanë arritur në Shqipëri për të ndihmuar të goditurit nga fatkeqësia natyrore”.