MENU
klinika

Me aftësi të kufizuara

Mbyllen kërkimet në ish-Kënetë, nxirret i fundit nga familja Lala

29.11.2019 - 08:45

Nxirret nga rrënojat trupi i pajetë i fundit nga familja Lala në ish-Kenetën e Durrësit.

Forcat e kërkim-shpëtimit pas shumë orësh kërkime mundën të nxirrnin trupin e fundit nga rrënojat të Ilirit i cili ishte person me aftësi të kufizuara.

Iliri ishte viktima e 8 nga familja Lala nga 9 anëtarët ku fatmirësisht nga rrënojat u nxorr i gjallë Remë Lala i cili u dërgua në Itali për mjekim më të specializura.

Mësohet se Forcat e kërkim-shpëtimit edhe pse nën kushte të vëshitra atmosferike nuk e ndërprenë për asnjë çast kërkimin dhe gjetjen e viktimës së fundit të kësaj tragjedie familjare që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë ditës u nxorën edhe dy binjakë të kësaj familje dhe nëna e tyre.

Me nxjerrjen e trupit të Ilir Lalës, zyrtarisht mbyllen kërkimet në zonën e ish-Kënetës pranë ndërtesës së shembur të familjes Lala ndërsa ato vijojnë në lagjen nr 6 të qytetit të Durrësit për nxjerrjen nga rrënojat të një zonje.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin