MENU
klinika

Meta: Solidaritet vëllazëror

Haradinaj: Asnjë nuk do mbetet në qiell të hapur

29.11.2019 - 13:55

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishin në Durrës, në zonat e prekura nga tërmeti.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar falenderoi Kosovën për ndihën e dhënë. Ai tha se solidariteti vëllazëror i Kosovës e ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate.

“Do të doja të falenderoja përsëri për të disatën herë shtetin e Kosovës popullin e Kosovës të gjitha institucionet, qeverinë e Kosovës, kryeministrin Harandinaj, ministrat dhe në mënyrë të veçantë FSK të Kosovës dhe të policisë së Kosovës që kanë shkëlqyer me reagimin e menjëhershëm që në orët e para të përballimit të kësaj tragjedie dhe vazhdojnë të bëjnë më të mirën në ndihmë të qytetarëve tanë që kanë vuajtur këto pasoja.”- tha Meta.

Ky solidaritet e ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj dhimbje. Zoti Kryeministër duhet të jenë krenar për FSK për policinë e Kosovës sepse jam i sigurt se çdo vend i NATO-s do të ishte krenar për më të mirën që ata kanë shfaqur në këto ditë, pa ndalim, pa u lodhur. Qytetarët shprehin mirënjohjen për këtë solidaritet vëllazëror.

Nga ana e tij, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se Kosova nuk do të kursejë asgjë për ti ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

“Është me rëndësi që të gjithë në Kosovë janë bashkë me të të gjithë prekurit e tërmetit. Të gjitha mekanizmat që ka Kosova janë në dispozicion. Nga Kosova nuk do të kursejmë asgjë për të qenë bashkë.”– shtoi Haradinaj.

Haradinaj tha se ka një numër të caktuar shqiptarësh që janë strehuar në Kosovë.

“Kemi një numër të caktuar të shqiptarëve që janë në Kosovë. Shumica janë në familje private dhe kapacitete private, hoteliere. Dhe në një kamp ushtarak. Janë 500 të strehuar aty. Kushtet nuk janë prefekt në këtë kamp, që mos keqkuptohemi. Ai është një ish-kamp ushtarak gjerman, por kemi bërë përpjekje që mos jenë në qiell të hapur.”– tha Haradinaj.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!