45 familje, të prekura nga tërmeti janë strehuar në një kalçeto në Shijak.
Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana ka folur nga aty, dghe tha se janë evakuuar banorët të cilëve i rrezikohet shtëpia.
Ai tha se duhen ende batanjet, dysheqet dhe krevatet për shkak të temperaturave të ulëta.
“Situata është nën kontroll. I gjithë stafi është mobilizuar. Në momentet e para më e rëndësishme ishte që të mos kishim të lënduar. E gjithë administrata është vënë në lëvizje për të zhvendosur banorët që i rrezikohen shtëpitë. Në kamp janë rreth 45 familje. Në këtë kamp nevojitet dysheqet, batanijet dhe krevatet. Jemi në kushtet e mira që kemi ushqime për këto banorë. Në Bashkinë e Shijakut pjesa më e madhe nuk duan të largohen”, tha Arbana.