MENU
klinika

Për familjet e prekura nga tërmeti

Studentët e Universitetit të Tetovës dhurojnë 6 mijë euro

29.11.2019 - 17:08

Studentët e Universitetit të Tetovës u solidarizuan me të gjithë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, dhe dhuruan donacionet e grumbulluara tek Shtabi i Emergjencës Civile në Durrës të Republikës së Shqipërisë, si veshmbathje, mjete higjienike, pako me ushqime, batanije e tjera.

Ndërkaq mjetet financiare në vlerë prej rreth 6 mijë euro, Parlamenti Studentor i UT-së ditëve në vijim do t’i dërgojë përmes adresës unike shtetërore që është krijuar nga Qeveria shqiptare për adresimin e çdo kontributi përmes https://e-albania.al/dhuro

Nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës shprehin falënderimet e tyre për çdo student, profesor dhe për qytetarët shqiptarë, të cilët e kanë mbështetur aksionin e studentëve, duke u solidarizuar bashkë me ata për t’u dalë në ndihmë vëllezërve në Republikën e Shqipërisë.