MENU
klinika

Shënojnë Kastrati dhe Uzuni

Dy gola në Kroaci, dedikim për Shqipërinë

29.11.2019 - 20:27

Pas Ylber Ramadanit një natë më parë në Danimarkë, sonte ishte radha e dy futbollistëve shqiptarë të shënonin në Kroaci, pikërisht Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni.

Golat jo vetëm që kanë pasur peshë për ndeshjen, por edhe i janë dedikuar Shqipërisë për situatën që po kalon pas tërmetit të fortë që tronditi vendin tonë të martën në mëngjes.

Të dy sulmuesit shqiptarë të Lokomotivës së Zagrebit, titullarë në ndeshjen ndaj Goricas në kampionat, kanë gjetur rrugën e rrjetës brenda 2 minutash në pjesën e parë, duke ia kushtuar ato Shqipërisë.

Fillimisht ishte Kastrati që shënoi për Lokomotiv, e më pas Uzuni dhe të dy bënë të njëjtën gjë, duke vrapuar drejt pankinës për të hapur një fanellë me një mesazh solidariteti për Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”