MENU
klinika

Transmetimi i vlerave

“Europa Nostra” inspektim ekslistik në Korçë

21.09.2018 - 17:23

Pasuria e kulturës së Korçës, përbën një nga vlerat në margaritarin e historisë dhe traditës së saj.

Pjesa më e madhe e këtij heritazhi përbëhet nga kishat, kryesisht 8 kishat e Voskopojës dhe ato të Vithkuqit. Për shkak të amortizimit, dëmtimin nga agjentët atmosferikë e shpesh herë të qenit objekt i akteve penale të vjedhjes , këto kisha kanë humbur një pjesë të vlerave të tyre historike e kulturore.

Drejtori i Drejtorisë Kombëtare të Kulturës Korçë, Gjergji Koki , ka bërë me dije se “Europa Nostra”, e themeluar më 26 Nëntor 1963 në Paris me qëllim kryesor mbrojtjen e trashëgimisë kryesore , ka qenë e pranishme në zonën e Voskopojës dhe Vithkuqit.

Ekspertët e huaj të kësaj organizate do të inspektojnë në kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit , për të përcaktuar totalin e pjesëve të dëmtuara dhe masat që do të merren kryesisht për rehabilitimin e afreskëve dhe ikonave.

Ekspertët kanë parë nga afër punimet që po kryhen për restaurimin e një pjese të kishave dhe kanë dhënë opinionet e tyre mbi ndërhyrjet që janë bërë gjatë viteve të fundit që kanë pasur si qëllim ruajtjen edhe trashëgimin e këtyre pasurive me vlera universale.

Në përfundim të inspektimit, ekspertët do te japin edhe përshtypjet e tyre dhe do të dalin me plan-projekte për të përmirësuar gjendjen aktuale të kishave.

Qëllimi kryesor i kësaj pune dhe kontributi është ruajtja dhe transmetimi i vlerave të tilla tek e nesërmja e Korçës.

L.S

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transporti urban në Korçë

Brenda vitit nis puna për terminalin e ri


Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit