Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot ashpërsimin e dënimit për të gjithë ata që do të kryejnë ndërtime jashtë standardeve.
“Po përgatisim një akt për dënimin me burg nga 7 deri në 15 vite për çdo ndërtues, arkitekt apo supervisor që le pas një ndërtim që ka shkelje në ekzekutim. Sanksionet do të jenë të tmerrshme, pa hapësirë për gjykatësit për t’i favorizuar”– deklaroi Kryeministri Rama në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të qeverisë.
“Kjo ndërhyrje bëhet për të mbyllur me 51 viktima, një debat 30 vjeçar, atë të burgosjes së çdo individi që merr leje ndërtimi me emrin e tij, apo që është investitor a pronar i një kompanie ndërtimi e që lë pas një ndërtim që ka shkelje në ekzekutim”- vijoi Rama.
Sipas kryeministrit, kjo nuk është vetëm historia e pallateve pas viteve ’90, por e abuzivizmit, një abuzivizmi kolektiv popullor.