MENU
klinika

Nesër mbërrijnë në Shqipëri

Ndihmë humanitare, forca ushtrie, tani Kosova sjell 50 psikologë

30.11.2019 - 18:18

Kosova ka qenë në vijë të parë për sa i takon ndihmës në këto ditë të vështira për Shqipërinë.

Me burim njerëzore, ndihma në ushqime, veshje, para etj, ajo ka hapur edhe dyert e shtëpive për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Por, pavarësisht ngrohjes së zemrave të shqiptarëve, nga gjithë ky solidaritet, që nuk mungoi as nga drejtime të tjera, pasojat që tërmeti shkatërrimtar la pas nuk janë vetëm materiale, por edhe psikologjike.

Tronditja që shkaktoi ai, do kohë të kapërcehet. Ndaj, tani kur një kapitull u mbyll, ai i kërkimit nën rrënoja, vëmendja kthehet edhe nga gjendja psikologjike.

50 psikologë, 4 psikiatër, 1 epidemiolog dhe mjek, po trajnohen intensivisht në Prishtinë, për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Ky ekip do të mbërrijë të dielën në Shqipëri, për ti ardhur në ndihmë popullatës, veçanërisht në zonat më të prekura.

Ndërkohë, me kërkesë të ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë, dhe me urdhër të komandantit të forcës së sigurisë së Kosovës, FSK nisi edhe kontingjentin e parë me pajisje ushtarake fushore drejt Shqipërisë.

Kjo për shkak se pas katastrofës në vend, një numër i madh familjesh kanë mbetur pa një strehë mbi kokë

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!