MENU
klinika

"Njerëzit duhet të shohin kudo bashkim"

Rama sërish thirrje Bashës: S’e kuptoj qasjen refuzuese

01.12.2019 - 08:23

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme për situatën në vend pas tërmetit.

Ai i ka bërë sërish thirrje kreut të opozitës, Lulzim Basha që të ulën në një tryezë për dialog.

Teksa i kthente përgjigje Bashës pas deklaratës së këtij të fundit se nuk ishte koha për propagandë, Rama tha se nuk e kuptonte këtë qasje refuzuese.

“Ajo çka më shqetëson në këtë fazë është ngurrimi i opozitës për t’u përfshirë në këtë proces. Se kuptoj qasjen refuzuese të nëvojës që edhe partitë politike të ulen në një tryezë dhe të bëjnë përpjekje që të punojnë me njëra-tjetër. Është koha që të reflektohet. Politika ka lindur për këtë.Se kuptoj që të ulen në tryezë përfaqësia që ka zgjedhur ky vend të jetë propagandë. Propaganda është që të lësh njerëzisht në pasiguri, kur ke mundësi që të bësh më shumë dhe flet që gjera që u takojnë të tjerëve. S’dua të bej polemika. Por i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës që mos t’ja kursejë popullit shqiptar këtë nevojë. S’po kërkoj që kjo gjë të bëhet për mua. Njerëzit duhet të shohin kudo bashkim, burim energjish. E kam mbështetur me respekt një mesazh të kryetarit të PD-së për bashkim. Po nuk duhen fjalët, por hapat. Nuk e vë aspak në dyshim që ska rast për hipokrizi, pasi mendoj se mesazhi ka qenë i sinqertë. Më vjen keq për rolin absolutisht problematik të mediave në këtë proces. Jo të gjitha natyrisht.”, tha Rama.