01.12.2019 - 09:13
45 familje kanë braktisur pallatin ku jetojnë në Bulqizë, nga frika se një lëkundje tërmeti mund t’i zërë ata brenda rrënojave.
Pallati, i cili mësohet se ka qenë vazhdimisht problem, me tërmetin e 26 Nëntorit është bërë i pasigurt për tu banuar.
Ndonëse disa prej fqinjëve kanë vendosur që të lënë banesat, disa të tjerë qëndrojnë sërish brenda në pallat. Ndërkohë, as shiti i kuq nuk është vendosur në këtë pallat, duke bërë që banorët të hyjnë dhe të dalin prej aty kur të duan.
Inxhinierët gjeolog në Bulqizë janë shprehur se pallati në fjalë paraqet rrezikshmëri.
Ata pohojnë se duhet të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve që ende jetojnë në atë pallat.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Fokusi tek njerëzit"
Basha i përgjigjet Ramës: Nuk është koha për propagandë
Pse u rrit 10 cm niveli i tokës pranë Durrësit?