MENU
klinika

"Bëni durim!"

Rama e Veliaj në Kashar: 15 grupe inxhinierësh, 160 çadra dimërore

01.12.2019 - 10:41

Kryeministri Rama së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë qenë të pranishëm në Kashar për të parë nga afër banesat e prekura nga tërmeti.

Rama u ka bërë thirrje banorëve që të bëjnë durim pasi të gjitha gjërat do të rregullohen me kalimin e kohës.

“Do ti rregullojmë të gjitha. Jemi mërzit pak por do t’i rregullojmë të gjitha” tha Rama.

Ndërkohë kreu i bahskisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se janë  ngritur 15 grupe pune që po inspektojnë banesat e prekura nga tërmeti në Tiranë.

Sipas Veliaj 20 pallate janë nxjerrë të pabanueshëm dhe familjet janë evakuuar.

“Sot në Tiranë kemi bërë 15 grupe inxhinierësh. Me kolegët që keni sjellë ju nga jashtë që të marrin një opinion të dytë. Do të vëzhgohen të gjitha pallatet. Sigurisht që merr kohën e vet. Një pallat merr 1 orë e gjysmë 2 orë. 20 pallate kemi marrë vendimin për evakuim. Godinat në institut në Qytet Studenti. Në fshat kemi instaluar 160 çadra industriale me paketë dimërore. I kemi ndarë në dy kategori.  Kur ka tokë dhe bagëti, do tua ribëjmë shpinë atyre. Ndërsa për të tjerët do të bëjmë propozimin për të ardhur në Yzberisht psh, Ose e rindërtojmë këtu ose në Tiranë.” tha Veliaj.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin