MENU
klinika

"S'do kemi kurrë fatin e Japonisë"

Eksperti thirrje qytetarëve: Mos flini më nëpër makina

01.12.2019 - 19:30

Inxhinieri Agim Seranaj iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mos flenë më nëpër makina nga frika e tërmeteve.

Inxhinieri deklaroi se pasgoditjet për një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter janë normale, pasi pllakat tektonike duhet të stabilizojnë veten. Sipas tij, edhe në Durrës, ku paniku është më i madh, qytetarët duhet të bëjnë të pamundurën për t’iu rikthyer jetës normale.

“Këto lëkundje që po shënohen njihen si paslëkundje dhe shoqërojnë çdo tërmet. Nëse tërmetet janë me magnitudë të ulët shoqërohen me pak pasgoditje, kurse një tërmet me magnitudë kaq të madhe sa i ai i Durrësit, është e pritshme të shoqërohet me tërmete pas tij edhe me madhësi jo të vogla.

Këto paslëkundje duhet t’i quajmë normale. Tërmeti zhvillohet kryesisht prej lëvizjeve të pllakave tektonike, që kërkojnë të çlirojnë energjinë e grumbulluar. Janë pllaka të mëdha që lëvizin dhe tani duan të zënë ripozicion. Ato tani pak nga pak po fillojnë të stabilizojnë veten, ndaj dhe janë këto lëkundjet. S’ka arsye që njerëzit të flenë në makinë.

Edhe në Durrës, nëse do ta mundin dot panikun, në shumë objekte që kam vizituar dhe që nuk ka shumë plasaritje, të telefonojnë edhe komshinjtë dhe të fillojnë të bëjnë qytetin të jetueshëm aty ku mundet, sepse ka shumë mundësi.

Nëse ndodh një tërmet i madh, ai shoqërohet me më shumë pastërmete dhe me shtrirje më të madhe në kohë, sepse është nevoja për të çliruar energjinë. Shqipëria nuk do të ketë kurrë fatin e Japonisë”– tha inxhinieri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premton fuqizim të strukturave të emergjencave civile

Ende në terren/ Xhaçka falënderon efektivët e Forcave të Armatosura


“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin