MENU
klinika

"Zoti na faltë që..."

Nis strehimi i të mbijetuarve/ Rama: Deri në 15 dhjetor të gjithë në shtëpi të re

01.12.2019 - 22:25

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë nisur strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, atyre të cilët kanë humbur anëtarë familjesh dhe kanë pësuar shkatërrim total të banesave.

“Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen. Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja”, shkruan Rama në Facebook.

Ai thotë se deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë të mbijetuarit do të jenë në shtëpi të re me:

• 1 milionë lekë të reja në dorë.

• Trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat.

• Pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj.

• Bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve.

• Aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe.

“Zoti na ndihmoftë t’u lehtësojmë peshën e paimagjinueshme të humbjeve të tyre dhe na faltë për çka pa dashjen tonë mund u kemi lënë mangut”, shprehet kryeministri.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”