MENU
klinika

Ekipi do ta veshë më 15 dhjetor

Fanella speciale me fije ari për 120 vjetorin e Milan

02.12.2019 - 14:36

Dhjetori është shumë i rëndësishëm për klubin e Milanit. Më saktë, më 16 dhjetor do të jetë një ditë e veçantë për klubin kuqezi, i cili do të festojë 120-vjetorin e themelimit si klub futbolli.

Me këtë rast të veçantë, skuadra do të veshë një fanellë speciale, e prezantuar zyrtarisht sot. Uniforma ruan shiritat e hollë kuq e zinj, që tashmë e karakterizojnë skuadrën këtë sezon, me risinë e futjeve të arit.

Emblema e klubit dhe logoja e sponsorëve, bashkë me vitin e themelimit, janë dizenjuar me ngjyrë ari. Në shitje do të jenë 1899 kopje fanellash (numër që korrespondon me vitin e themelimit).

Lojtarët do ta përdorin uniformën speciale kundër Sassuolo në sfidën e 15 dhjetorit në “San Siro”, kur të festohet 120-vjetori i klubit në prani të legjendave kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga titujt e shumtë, te kriza e sotme

Rënia e perandorisë, si e humbi shkëlqimin Milan