MENU
klinika

Provoni mjaltë dhe shafran!

Këtë dimër s’do të keni nevojë për antibiotikë!

03.12.2019 - 13:55

Ftohje, dhimbje fyti dhe kollë, dhimbje kyçesh dhe dobësi e përgjithshme.

Këto janë simptomat e lidhura me sëmundjet e stinës së dimrit ku na vijnë në ndihmë shumë metoda natyrale për t’i trajtuar. Një shembull është shafrani i Indisë, i cili, i kombinuar me mjaltin, kanellën dhe qumështin ose çajin e ngrohtë, lufton simptomat e gripit pa qenë nevoja të merrni medikamente.

  • Antibiotikë natyralë

Mjalti ka veti antimikrobiale kurse shafrani i Indisë përmban kurkumin, një antiinflamator i fuqishëm.

Dhe nëse shtojmë fuqinë e kanellës do të përftojmë një medikament natyral pa qenë nevoja të marrim medikamente në farmaci kundra sëmundjeve të stinës.

  • Përbërësit:

1 lugë shafran Indie;

1 lugë kafeje kanellë;

2 kokrra piper;

100 ml mjaltë;

  • Përgatitja:

Përzieni bashkë të gjithë përbërësit në një tas qelqi me kapak.

Vendosini në frigorifer për 3-5 ditë

  • Mënyra e përdorimit:

Për të pasur efikasitetin maksimal të këtij medikamenti dhet ta marrim si pije në një nga këto mënyra:

Dita e parë: 1 lugë kafeje çdo orë në qumësht ose çaj;

Dita e dytë: 1 lugë kafeje çdo dy orë;

Dita e tretë: 1 lugë kafeje çdo tre orë;

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë