MENU
klinika

Talenti shqiptar

E kërkoi Shqipëria e Kosova, Zvicra e merr si…ushtar

03.12.2019 - 14:31

Në moshën 21-vjeçare flitej shumë për të, madje media të ndryshme e krahasonin me Granit Xhakën. Për këtë qëllim, trajneri i Shqipërisë asokohe, Gianni De Biasi e kërkoi në Kombëtare.

Por karriera e futbollistit me origjinë shqiptare Shani Tarashaj nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Sulmuesi 24-vjeçar u transferua me shumë bujë disa sezone më parë te skuadra e Evertonit.

U aktivizua me 21-vjeçarët e Zvicrës dhe më pas mori ftesë edhe nga kombëtarja helvete, duke refuzuar thirrjen e Kosovës. Natyrisht, ishte zgjedhja e tij.

Por tani, prej më shumë se 2 sezonesh, futbollisti duket se është harruar, teksa ka përfunduar duke kryer shërbimin ushtarak në Zvicër. Aktualisht Trashaj është në pronësi të Evertonit.

Drejtuesit e klubit anglez e kanë huazuar te holandezët e Emenit, por 24-vjeçari thuajse se nuk është aktivizuar fare te kjo skuadër, duke u fokusuar më se shumti tek ushtria. Në të kaluarën sulmuesi ka qenë pjesë e Grasshopers në elitën e futbollit zvicerian, si dhe e Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN