MENU
klinika

BSH, plan për familjet e prekura

Sejko apel bankave: Mos ngadalësoni kreditimin

04.12.2019 - 08:40

Guvernatori Gent Sejko i ka bërë thirrje bankave tregtare, gjatë takimit të zhvilluar dje në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

“Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të mos shkaktojnë ngadalësim në ritmin e kreditimit të ekonomisë”, tha Sejko.

Sejko kërkoi analizimin sa më të shpejtë të impaktit në cilësinë e portofolave respektivë të kredive dhe iu bëri thirrje të shikojnë të gjitha mundësitë, që pasojat e kësaj ngjarjeje të rëndë të mos shkaktojnë ngadalësim në ritmin e kreditimit të ekonomisë.

Guvernatori kërkoi nga bankat po ashtu që t’u vijnë në ndihmë klientëve të tyre të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, duke u ofruar të gjitha lehtësitë e mundshme.

Ndërkohë, në përgjigje edhe të kërkesës së Guvernatorit, drejtuesit e bankave sugjeruan hartimin e një plani masash për klientët kredimarrës të prekur nga dëmet e tërmetit për të ristrukturuar kreditë përkatëse, nëse do të jetë e nevojshme, pa aplikuar kosto shtesë.

Po ashtu, drejtuesit e bankave theksuan se në shenjë solidariteti, secila bankë po vlerëson individualisht mundësinë për të kontribuar me donacione të formave të ndryshme, në ndihme të familjeve të prekura nga kjo ngjarje.

Guvernatori u shpreh se në këtë moment vlerësohet çdo kontribut i shtuar nga ana e bankave në kuadër të përgjegjësisë së tyre sociale.

 

Sfidat që janë përballur dhe si ka përfituar ekonomia

Potenciali i rikthimit të emigrantëve, por a është gati Shqipëria?

“Do të rishihet mosha e daljes në pension”

Rama: Kur dhe sa do të rritet bonusi i fundvitit për të moshuarit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit