MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 22 shtator?

22.09.2018 - 08:08

1862-Presidenti Abraham Linkoln shpall Proklamatën e Emancipimit të skllevërve, ku mes të tjerash shkruan: “Duke filluar nga 1 janari, 1863, të gjithë personat që mbahen skllevër brenda çdo shteti ose pjese të një shteti…, që nga kjo kohë e tutje, dhe përgjithmonë, do të jenë të lirë dhe qeveria ekzekutive e Shteteve të Bashkuara… të njohë dhe mbrojë lirinë e personave të tillë…”

1938 – Ambasadori jugosllav në Tiranë paralajmëron Ministrinë e Jashtme shqiptare se Italia po përgatitej të pushtonte Shqipërinë. Paralajmërimi mbështetej në të dhënat mbi një mobilizim të fshehtë të trupave italiane në Bari dhe Brindizi.1973 – Henry Kissinger bën betimin si sekretar amerikan i Shtetit. Kjo ishte hera e parë që një qytetar i natyralizuar (jo i lindur në Amerikë) merrte këtë post. Fitues i Çmimit “Nobel” për Paqe, Kissinger kishte shërbyer më parë si Këshilltar i Sigurimit Kombëtare.

Emri i tij është Heinz Alfred Kissinger – ai lindi në Bavari, në vitin 1923 në një familje hebrenjsh gjermanë. Në vitin 1938, për t’u shpëtuar përndjekjeve naziste, familja e tij u zhvendos në Londër, para se mbërrinte në Nju Jork më 5 shtator.

1981 – Kongresi amerikan i jep shtetësinë e nderit Raulf Wallenbergut, diplomat dhe afarist i zhdukur suedez, i cili shpëtoi hebrenj hungarezë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kongresi amerikan ka nderuar me qytetarinë e nderit gjithsej 7 persona; 5 pas vdekjes; dhe vetëm dy gjatë kohës që ishin gjallë, kryeministri britanik Winston Curcill, dhe humanistja shqiptare Nënë Tereza.

1989 – Kompozitori amerikan Irving Berlin, i cili kompozoi rreth 1500 këngë, përfshi “God Bless America”, vdiq në Nju Jork në moshën 101-vjeçare.

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024